Bujar Çiçi është një nga emrat më të njohur në tregun muzikor shqiptar. Prej shumë vitesh, Bujarin e njohim si këngëtarin e muzikës së lehtë e popullore shqiptare.

Artisti i dashur ka zgjedhur që këngët e tij dhe jo vetëm t’i këndojë nëpër dasma, duke u bërë shpesh pjesë e gëzimeve të shumta familjare.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTV Ora, “Ditë e Re”, me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën ku ka folur rreth fitimit që ka pasur nga dasmat dhe në cilat zona është paguar më shumë.

Këngëtari tregon se ka fituar shumë mirë nëpër dasma, duke gjeneruar shumë të ardhura, ndërsa shprehet: “Për lekët mos e pyet se kemi kaluar situata tmerrësisht të mira me lekët. Kam marrë në Tiranë, kam marrë në Shijak, kam marrë në Durrës, kam marrë në Kavajë, në Drazhovicë, në Fier.

Kam marrë lekë, kam marrë”, teksa kur iu kërkua nga moderatorët të përmendte ndonjë dasmë që i ka mbetur në mendje Bujari thotë:

“Unë e kam marrë komoditetin në çdo dasmë që shkoj” – tha me diplomaci artisti i mirënjohur shqiptar.