E veshur me një komplet ngjyrë limoni, Mbretëresha Elizabetë ka bërë daljen e saj të parë publike pas 5 muajsh izolimi, për shkak të pandemisë Covid-19. Ajo mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të “Royal Australian Air Force”.

Në këtë ceremoni, mbretëresha ishte e qeshur para fotografëve dhe gjatë gjithë kohës qëndroi pa maskë. Ajo ka qenë e lumtur për një fakt: Ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinëa antri-Covid.

Më 21 prill ajo do të festojë 95-vjetorin e lindjes, por dy muajt e fundit kanë qenë disi të vështirë për të. fillimisht bsahkëshorti i saj Philipp u shtrua në spital dhe më pas erdhi intervista e akuzat nga Harry dhe Meghan.

Pavarësisht këtyre situatave delikate, Mbretëresha Elizabetë dukej e qetë dhe në formë të mirë. “Jam shumë e lumtur që ndodhem në këtë event”, tha mbretëresha.