Të jesh në formë të mirë fizike, është gjithmonë një gjë pozitive. Të njëjtën gjë, po ndjek edhe Linda Murseli, 55-vjeçarja nga Kosova. Të gjithë e konsiderojnë si Jennifer Lopez i Kosovës.

Pasioni i saj për palestrën ka nisur që herët e për të është një terapi për të larguar energjitë negative. E ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, Linda foli për këtë pasion të saj të hershëm dhe se si është një ditë e saj në palestër.

E pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë e paragjykuar, Linda u shpreh se po, por është mësuar me këtë fakt. “Unë kam vite që  merrem me palestër dhe po, jam paragjykuar, por nuk I dëgjoj fare.

Kam dëgjuar të thonë që çfarë më duhet të merrem në këtë moshë me këtë gjë? Përse duhet të dukem bukur? Do bëhesh fotomodele tani? Por jam mësuar me këtë, nuk më pëngojnë keto fjalë”, u shpreh Linda.