Amos Zaharia la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e sotme. Me të mbërritur në studio, Dea Mishel hapi biletën e tij, që ishte vetëm vajtje dhe jo vajtje-ardhje. Pas këtij momenti, aktori u shpreh i keqardhur që la shtëpinë pasi u largua nga disa njerëz që i kishte të afërt.

Ndër të tjera, Amos nënvizoi se ky rrugëtim ishte pak i vështirë për të, për shkak se ai është natyrë pak e rezervuar dhe se gjëja që mund ta kenë penalizuar janë shakatë, që ai i ka cilësuar si humor të zi. Ndërkaq, aktori sqaroi edhe një deklaratë të bërë për Kiarën, kur ai e ka quajtur k*rvë.

Pjesë nga biseda në studio:

Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.

Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë.

Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.

Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë,secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.

Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.

Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.

Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat…