Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, dhe biznesmeni Fisnik Syla, nuk janë ndarë në mënyrë paqësore dhe kjo vihet re nga Instagrami.

Sot, këngëtarja Morina ka publikuar një status, ku dukej si një përgjigje ndaj ish partnerit pasi i tha se po bëhet si një “psikologe”.

“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi”, ka shkruar këngëtarja nga Kosova…

Ky status, pason atë të pak ditëve më parë:“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, shkruante Fjolla,…

Këtyre deklaratave, biznesmeni Fisnik Syla iu përgjigj me ironi: “Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre”, shkroi Syla.