Kjo është era e marijuanës. Mund t’i kujtosh njerëzit që kjo gjë nuk lejohet?”. Ka qenë kjo kërkesa e bërë sot nga tenisti australian Nick Kyrgios ndaj gjyqtarit, gjatë ndeshjes së raundit të dytë në grand slam të US Open, fituar ndaj francezit Benjamin Bonzi.

Në rezultatin 4-3 të setit të dytë, Kyrgios i tha gjyqtarit se brenda stadiumit ndihej aroma e marijuanës. “Nuk është idale për një tenist që vrapon në fushë të ndjejë këtë aromë. Unë vuaj nga astma”, i tha australiani gjyqtarit.

Normalisht nuk do të ankohesha nëse do të ndjeja aromën e ndonjë ushqimi, por bëhet fjalë për marijuanë”, u shpreh më tej Nick Kyrgios, që si gjithnjë dhuron “show” në fushë, në çdo mënyrë edhe pse këtë herë kishte të drejtë.

Pas pushimit, gjyqtari flet në mikrofon: “Zonja e zotërinj, ju kujtoj se nuk lejohet të pini duhan në stadium”.