Keni dëgjuar herë pas here sa e rëndësishme është të lani duart shpesh, për të mbrojtur veten nga koronavirusi. Pastrimi rregullisht i pjesës tjetër të trupit tuaj, është gjithashtu një ide e mirë. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë sipas disa mjekëve…

Në fakt, dushi ose larja e tepërt mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Sipas një mjeku, duhet të lani me sapun vetëm tre pjesë të trupit: sqetullat, ijët dhe këmbët.  Sandy Skotnicki, asistente e dermatologjisë në Universitetin e Torontos, tha së fundmi për “The Atlantic” se pastrimi i trupit tuaj nga koka te këmbët me sapun dhe ujë mund të çojë në probleme si ekzema dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

Në vend të kësaj, ajo thotë që thjesht të përqendroheni në disa pjesë, të cilat janë sqetullat, ijët dhe këmbët. “Nëse pastroni të gjithë trupin tuaj me sapun, rrezikoni të shkatërroni bakteret e dobishme që ndihmojnë mikrobiomën tuaj të dallojë mikrobet e mira nga ato të këqija”, tha Robynne Chutkan, themeluese e Qendrës Digjestive për Gratë.

“Nëse nuk keni përfunduar një vrapim me baltë, të vetmet vende që kanë nevojë për sapun të përditshëm janë sqetullat dhe ijët tuaja. Pjesa tjetër e trupit tuaj shkon mirë me një shpëlarje, edhe pas një stërvitje të djersitur”, u shprej Chutkan.