Nëse ju hahet diçka e ëmbël dhe jeni në dietë, mos u shqetësoni. Tashmë mund të konsumoni çokollatë të zezë, që sipas studimeve të fundit ka rezultuar shumë e shëndetshme.

Sipas asaj që kanë zbuluar shkencëtarët, në këtë lloj cokollate gjenden flavanole – antioksidantë që janë në kakao që ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe ulin presionin e gjakut.

Këto antioksidantë i mbajnë muret e gjakut elastike, duke lejuar që gjaku të rrjedhë më lehtë në trup.

Ka qenë Universiteti i Surrey që pas një studimi të bërë, zbuloi se njerëzit që merrnin suplemente kakaoje kishin presion më të ulët gjaku.

Profesor Christian Heiss, një kardiolog dhe një nga anëtarët kryesorë të këtij studimi tha se është i pamohueshëm ndikimi pozitiv që flavanolet e kakaos kanë në sistemin tonë kardiovaskular.

Gjithsesi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çokollatën e bardhe që ka përmbajtje të lartë sheqeri dhe shumë pak kakao.

Kështu që, herës tjetër që ju hahet diçka e ëmbël, merrni një copë çokollatë të zezë.