Nëse doni të jeni të pasur, lexoni një libër. Pasuria më e madhe sigurisht që është dija, pavarësisht se ditët e sotme kemi shumë nevojë edhe për një ekonomi të mirë për të jetuar.

Përmes librit mund ‘të udhëtojmë’ falas, harrojmë çdo gjë dhe bëhemi pjesë e një historie që ndoshta nuk na përket (edhe pse mund të gjejmë ngjashmëri me përditshmërinë tonë).

Dhe kjo gjë ndodh që na pëlqen, duke zhvilluar më shumë imagjinatën tonë. Por, keni kujdes, pasi studiuesit thonë se kur vendosim të lexojmë një libër, duhet të heqim dorë nga leximi shtrirë.

Kjo ndodh pasi duke kufizuar numrin e aktiviteteve që bëjmë në shtrat, mund të flejmë më shpejt kur të vijë koha, pasi trupi dhe mendja jonë është stërvitur që të qëndruarit shtrirë në krevat lidhet me gjumin.

Sipas Dr. David Kennaway, ai thotë se shumë aktivitete duhen mbajtur jashtë shtratit, duke përfshirë këtu edhe leximin e librave.

Kështu, edhe pse nuk këshillohet leximi shtrirë, rekomandohet në përqindje të lartë leximi i librave përpara gjumit, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, për t’u çlodhur, për të larguar vëmendjen nga stresi i përditshëm etj.