Nëse i jepni makinës për një kohë të gjatë, kjo gjë mund të jetë duke e çuar trurin tuaj në drejtim të kundërt, paralajmërojnë shkencëtarët, të cilët kanë zbuluar se kalimi rregullisht mbi dy orë në ditë pas timonit zvogëlon inteligjencën.

Studiuesit zbuluan se fuqia e trurit bie më shpejt te njerëzit e moshës së mesme që ngasin makinën në distanca të gjata çdo ditë.

Ata sugjerojnë që njerëzit që duan të mbrojnë trurin e tyre kundër dëmtimeve të plakjes, duhet të minimizojnë kohën e tyre në rrugë dhe të gjejnë aktivitete që janë më stimuluese mendërisht, siç është shoqërimi.

“Ne e dimë se ngasja e rregullt për më shumë se dy deri në tre orë në ditë është e keqe për zemrën tuaj,” tha Kishan Bakrania, nga Universiteti Leicester në MB.

“Ky hulumtim sugjeron se është i keq edhe për trurin tuaj, ndoshta sepse mendja juaj. është më pak aktive në ato orë”, tha Bakrania.

Studiuesit studiuan stilin e jetesës së më shumë se 500,000 britanikëve të moshës 37-73 vjeç gjatë pesë viteve, gjatë të cilave ata bënë teste të inteligjencës dhe kujtesës.

“Rënia njohëse është e matshme gjatë pesë viteve, sepse mund të ndodhë shpejt te njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.

Kjo është e lidhur me faktorët e stilit të jetesës si duhanpirja dhe dieta e keqe – dhe tani me kohën e shpenzuar në drejtimin e makinës”, u shpreh Bakrania.

Studiuesit zbuluan se 93,000 njerëzit që ngasin makinën për më shumë se dy deri në tre orë në ditë zakonisht kishin fuqi më të ulët të trurit, raportoi “The Times”.

Gjatë pesë viteve në vijim, fuqia e tyre e trurit vazhdoi të binte më shpejt se sa për njerëzit që bënin pak ose aspak vozitje. “Drejtimi i makinës shkakton stres dhe lodhje, me studime që tregojnë lidhjet midis tyre dhe rënies njohëse,” përfundoi Bakrania.