Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur shqiptare është përballur këtë të premte me diçka jo të zakonte teksa lëvizte në rrugë.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, duket se ajo është trembur nga ajo që ka parë në qiell.

Një objekt fluturues që me gjasa nuk është një avion sipas saj, teksa ka hedhur dyshimet edhe te ndjekësit e saj për të kuptuar se çfarë është.

“Vetëm mua mund të më ndodhë që sa çohem nga gjumi të dal si njeri normal dhe të më dalin këto gjëra para syve. Dhe të kthehem në shpi jo normal. Çfarë mund të jetë kjo gjëja tani. Avion nuk qe njëherë se s’kish tym mbrapa dhe me sy të lire lëvizte jo në linjë të drejtë”, shkruan Çiljeta krahas videos, teksa komentet kanë qenë të shumta.