Edisoni është një personazh që është bërë shumë i njohur përmes rrjetet sociale.

“Mreti i Durrësit” është vënë shpesh në lojë e është tallur nga shumë njerëz në rrugë, teksa askush në fakt nuk e di se sa person i vuajtur në jetë është Edisoni.

Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin D-Night në Rtv Ora, me Dajana Shabanin, ku për herë të parë ka rrëfyer jetën e tij të trishtë e tejet të vështirë, duke përlotur gjithkënd që e ka parë emisionin.

Djaloshi tregon dhunën e pamëshirshme të mjekut, i cili e ka rrahur me shkop gome, ndërsa flet edhe për të vëllanë që e ka të paralizuar.

Njerku më ka rrahur mua, më ka rrahur me shkop gome. Unë kam një vëlla të paralizuar, ai nuk ecën fare. Njerku më ka torturuar dhe unë kam vuajtur shumë nga ai. Unë ika nga shtëpia dhe kam jetuar rrugëve, ndërsa Ilda Ceriku dhe Leonard Berisha më gjeti në rrugë dhe më kanë ndihmuar shumë. Unë i dua fort ata!”– ka treguar Edisoni për Dajana Shabanin në emisionin D-Night në Rtv Ora.