Bukuroshja braziliane Gleycy Correia, shpallur “Miss Brasil Continentes Unidos” më 2018, me sa duket humbi jetën nga një atak në zemër në një klinikë private. Shkaku fillestar, prej nga nisi odiseja e dhimbshme e saj jetësore, ishte operacioni i bajameve.

Sipas biografisë së saj në Instagram, Gleycy ishte një sipërmarrëse dhe artiste e përhershme “Make-Up”. Ish-Miss Brazili ka humbur jetën nga hemoragjia dhe një atak në zemër, pas një operacioni rutinë të bajameve.

Gleycy iu nënshtrua një operacioni për të hequr bajamet e saj. Pas ndërhyrjes kirurgjikale pati një arrest kardiak më 4 prill. Që atëherë ishte në koma, pa aktivitet neurologjik.

Sipas “dailymail.co.uk”, trupi i Gleycy u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Macae për autopsi. Miku i saj i ngushtë, Pastor Jak Abreu, shkroi në rrjetet sociale se të afërmit dyshojnë për pakujdesi mjekësore gjatë operacionit.

Gleycy Correia kishte lindur në vitin 1995 në Macae, Brazili Juglindor. Ish-bukuroshja braziliane u nda nga jeta më 20 qershor 2022, në moshën 27-vjeçare.

Kombësia e saj ishte braziliane, ndërsa përkatësia etnike u zbulua në media që nga viti 2022. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë informacion për prindërit e saj dhe anëtarët e tjerë të familjes.