Aktori i filmit legjendar “Titanic” si dhe filmit “The Omen”, David Warner është ndarë nga jeta.

Ai ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pasi vuante nga kanceri, teksa lajmin e dha familja e tij.

Warner luajti rolin e ndihmësit të keq të Billy Zane në filmin “Titanic”, në vitin 1997, duke u njohur si Spicer Lovejoy në film.

David Warner ka qenë pjesë edhe e filmave të tjerë të njohur, duke marrë roleë në filma si “The Omen” dhe “Tron”.

Ylli britanik ishte gjithashtu i njohur për rolet kryesore në Henry VI dhe Hamlet të Royal Shakespeare Company në fillim të karrierës së tij.