Pas 5 vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone u ndanë. U raportua se aktori hollivudian lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeç, por duket se nuk ka qenë aspak kështu.

Dicaprio ka dashur që të krijonte një familje me Camila Morrone, por ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte karrierën për dëshirën e tij.

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që të ishte në shtëpi duke pasur fëmijë ndërsa ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që 16 vjeç, kur ishte në filmin “Bukowski”.

Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë se çdo gjë tjetër. Ai mund ta kishte prezantuar atë me njerëz dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj. Leo donte që ajo të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi, por nëse doni që dikush ta bëjë këtë, duhet të angazhoheni.

Çfarë angazhimi po bën? Leo dëshiron të ketë një familje, por ende luan. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë.“, tha një burim afër Dicaprios për gazetën britanike The Sun.