Në shtëpinë e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, dita e premte ka qenë tepër e veçantë për familjen e tyre, pasi gëzimi i tyre i parë, Joeli festonte 9 vjetorin e lindjes.

Të dy personazhet e njohur nuk i kursyen në drejtim të të birit, duke i kushtuar urimet më të ngrohta, e sigurisht edhe tepër emocionale.

Por, nëse nuk e vutë re, në urimin e Ermal Mamaqit nuk kishte vetëm fjalë zemre, por ai na zbuloi për herë të parë edhe diçka tepër të vecantë lidhur me të birin.

Në foton e publikuar në rrjete sociale, ai na tregon edhe një shenjë që Joeli ka anash syrit, ose siç thotë Ermali, ‘afër mendjes’. Kjo shenjë është në formë zemre, që sigurisht e bën edhe më të veçantë ‘kingun’ e tyre siç thotë Ermali.

U deshën plot 9 vite që Ermali të shihte që i biri ka një shenjë të tillë, kaq të bukur e speciale.