Një burrë nga Melburni u trondit pasi ra në gjumë në një taksi dhe u zgjua me një tarifë prej 468 dollarësh për një orë udhëtim.

Protagonisti i kësaj historie, i cili e quan veten Ryan në rrjetet sociale, ka postuar një video në të cilën përballet me taksistin për koston e lartë të udhëtimit nga aeroporti i Melburnit në periferi të Berwick, 75 km larg.

Taksisti, përballë ankesave të tij, argumenton: “Do të të marr nga aeroporti. Gjatë rrugës ka tarifa, ka autostradë. Unë jam një shofer taksie i ri. Unë vetëm e di se çfarë thotë matësi, si do të paguash burrë?”.

Sipas një kalkulatori automatik të tarifës së taksisë, udhëtimi duhet të kushtojë rreth 146 dollarë gjatë natës dhe maksimumi 161 dollarë gjatë orës së pikut. Por ajo që u shfaq në matës ishte pothuajse trefishi i asaj.

Kur klienti u përpoq të kuptonte pse udhëtimi i tij kushtoi 468 dollarë pasi kishte fjetur gjumë për 20 deri në 30 minuta, shoferi u hodh në sulm. “Shoku, pusho së ankuari për mua, mirë? Unë jam shofer taksie, jo menaxher banke”.

Klienti pyeti: “Unë zakonisht nuk ankohem, por si mund ta zgjidhim këtë?”. Me nxerrjen e kartës, Ryan vuri re se makina lexonte 486,72 dollarë dhe jo 468 dollarë, të cilat mund të përfshijnë koston e rezervimit, taksat e qeverisë dhe tarifën shtesë të kartës.

“Ti fute edhe më shumë,” pohoi ai i indinjuar, për të cilin shoferi u përgjigj: “Shoku, të lutem më jep kartën”.

Populli i internetit sulmoi taksistin

Më shumë se 308,000 njerëz e panë videon, të cilën Ryan e titulloi “asnjëherë mos fli në taksi”. Ndër komentet një person shkroi: “Ai pa një qenie njerëzore të pambrojtur dhe përfitoi. Nuk do ta kontrolloja dot veten nga inati!”.

Një tjetër pohoi: “Do t’i kisha kërkuar që të më çonte në komisariat”. Disa bënin shaka: “Është si një reklamë për Uber”.

Disa vunë në dukje edhe vrazhdësinë me të cilën taksisti iu drejtua klientit: “Mënyra se si ju drejtohet taksisti për pyetje të arsyeshme është një turp”.

Videoja u fshi përfundimisht nga autori pa dhënë shpjegime.