Një situatë e vështirë ndërmjetësimi u shfaq këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas tij për të bërë  këtë veprim ata kanë marrë edhe para nga i ati i djalit që e aksidentoi.

Nga ana tjetër motra  e Arturit mohon ta ketë bërë këtë gjë. Madje ajo me lot në sy thotë se ajo ka bërë sa ka mundur, por në atë moment i kanë ardhur fatkeqësitë njëra pas tjetrës.

E pyetur nga Eni Çobani se pse ka firmosur ajo dhe vëllai dhe jo prindërit, Jonida tregoi se nëna e tyre ishte ndarë nga i ati, ndërsa babai kishte ndërruar jetë disa muaj para aksidentit të Arturit.

Më tej Arturi shton se motra dhe vëllai i tij mund ta kenë marrë inat edhe për ndarjen e prindërve, pasi ka qenë ai që e ka zbuluar tradhtinë e nënës duke u bërë kështu shkak i divorcit.

Eni Çobani: Pse ju ra barra juve e firmosjes, pasi prindërit tuaj në atë periudhë ishin gjallë apo jo?

Arturi: Jo nuk i kishim. Jonida: Jo ishin të divorcuar, nëna na u divorcua. Në atë kohë kur vëllai bëri aksident nuk i kemi pasur prindërit, nëna na u divorcua në vitin 2020 kurse…

Arturi: Zonja Eni, nënën e kam zënë në telefon duke folur me dashnorin dhe për atë pjesë këta si duket më kanë marrë inat. E zura me një që fliste në telefon, i kapa telefonin dhe bën vaki që ajo këtë inat mban.

M’u errën sytë kur pashe ato sms. Babi më thoshte “Si ma bëri mua këtë gjë?” Ai u dobësua shumë dhe një vit më pas, ndërroi jetë”, u shpreh Arturi.