Këngëtari i njohur shqiptar Blero ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja e tij prej dy vitesh, Afrona Dika.

Përmes një letre publike të postuar në rrjetin e tij social, Instagram, Blero deklaron se ai dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës së tij prej 5 muajsh, në maj të këtij viti!

Une dhe Afrona Dika  i kemi dhënë fund martesës sonë 2 vjeçare në Maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësire për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, ka shkruar Blero në letrën e tij, teksa ka edhe një kërkesë shumë të rëndësishme:

Une po ju drejtohem me një kërkesë për herë të pare dhe të fundit, me shpresë që do të hasi në mirëkuptimin tuaj, ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim i cili na përkiste vetem mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajme të tille”– shkruan ndër të tjera Blero Muharremi!