Pas urimit emocionues të së bijës, ish-deputeti i Parlamentit shqiptar, Mark Frroku ka marrë një mesazh publik urimi edhe nga partnerja e tij, e cila nuk është e panjohur për publikun.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj, e cila ka uruar për ditëlindje të shoqin përmes një postimi në rrjete sociale, pas videove të publikuara në mesnatë.

Rudina ka postuar një foto në Instagram, ku shihet duke u puthur me Markun, teksa ashtu siç shkruan edhe ajo, çifti ka vendosur të vishet edhe njësoj.

“Edhe 100 dashuria ime! Te dua! Rastësisht jemi veshur njësoj sot”- uroi aktorja partnerin e saj. Në morinë e shumë urimeve nga fansa të tyre, por edhe miq, ra në sy edhe një koment që mori edhe vëmendjen e vetë Rudinës.

Një prej ndjekësve të saj i shkruan se aktorja i thonte ‘dashuria ime’ edhe partnerit të saj të parë, ndërsa Rudina ka vendosur t’i përgjigjet publikisht, me replikat e saj që si çdo herë janë epike.

“Edhe 100 dashuria ime i thoje dhe mekanikut ti”– shkruan ndjekësi, teksa Rudina i përgjigjet: “Nuk e di vëlla, smbaj mend asgjë që kam kaluar. Më ka lënë keq fare Covidi. Di që Markun e dua shumë.”