Aktori i madh shkodran i humorit, Zef Deda feston sot 72-vjetorin e lindjes.

Kjo ditë është një mjaft e veçantë jo vetëm për familjen Deda, por edhe për të gjithë fansat e aktorit.

Zefi ka marrë një sërë urimesh por urimin më të veçantë e ka marr nga i biri, aktori i njohur Julian Deda.

Juli ka publikuar një foto  ku shihet përkrah të atit dhe pranë ka shkruar disa fjalë zemre për të.

‘E gëzofsh ditën e lindjes Artisti i shtëpisë sonë. U bëfsh sa të dojë e bardha zemër. Të du fort Babo! Ahh, se mos harroj, ke të fala nga të gjithë dashamirësit e tu, që unë takoj përditë në rrugë dhe më thonë ‘’mi bëj shumë të fala të madhit Zef, se jemi rrit me humorin e tij”.
Edhe 100 Zefinjo, të perqafoj!’ – shkruan Julian Deda, duke ia bërë edhe më të bukur këtë ditë babait të tij.

Postimi i tij ka marrë qindra pëlqime e komente që i urojnë Zefit ditën e lindjes.