Vaksina e AstraZeneca është e sigurt. Këtë gjë e vërtetojnë edhe rezultatet e eksperimentimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultate që priteshin me shumë interes nga të gjithë.

Sipsa BBC, vaksina ka rezultuar efikase në masën 79% në parandalimin e infektimit nga sëmundja dhe 100% e sigurt në shërimin e personave të prekur rëndë nga Covid-19. Nga studimi nuk ka rezultuar asnjë lidhje mes efekteve anësore të vaksinës, që ka të bëjë me mpiksjen e gjakut, siç janëq verifikuar disa raste në Europë, që sollën edhe pezullimin e përkohshëm të vaksinës.

Në ekperimentimin e vaksinës së AstraZeneca në Amerikë morën pjesë 32 mijë vullnetarë. Kompania DSMB që ndoqi procedurën e vaksinës  u shpreh e kënaqur nga aplikimi i vaksinës. Jo vetëm kaq, por ata u shprehën se vaksina është efikase edhe për personat mbi 65 vjeç. Të dhënat i janë dërguar edhe FDA-së.

Kjo vaksinë është efikase edhe ndaj rasteve të rënda të koronavirus dhe e përshtatshme për të gjitha moshat. Ne jemi të bindur që kjo vaksinë do të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e miliona personave në botë”, tha Mene Pangalos, një nga drejtuesit e Food and Drug Administration (FDA-së) në Amerikë, shoqëria që liçenson vaksinat.