Pas danimarkës dhe Norvegjisë edhe Holanda ka vendosur sot të ndalë përdorimin e vaksinës së AstraZenca. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 28 mars, kur qeveria të marrë informacione shtesë në lidhje me përdorimin e kësaj vaksine nga Bashkimi europian dhe të shohë efektet që ka dhënë te personat që kanë marrë dozën e parë.

Frika për efekte anësore nga përdorimi i vaksinës ka stepur qeverinë e Holandës, që ka marrë këtë vendim. “Në bazën e informacioneve të reja që kemi marrë, autoriteti holandez për farmacitë ka këshilluar pezullimin provizor të vaksinës së AstraZenca, si një masë parandaluese. Ne do të vijojmë hetimet tona për të qartësuar situatën”, tha Ministria Holandeze e shëndetësisë.