Pandemia nuk ka mbaruar dhe virusi po merr tashmë nuanca të reja.

Teksa vaksinimi vazhdon kudo në botë, natyrisht që rastet nuk janë shuar.

Dhe një nga dy motrat e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka dalë pozitive me Covid-19.

Këngëtarja është dërguar menjëherë në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

43-vjeçarja rezultoi pozitive më datë 17 korrik, dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj. Ditët e fundit ka pasur komplikacione, shëndeti i është rënduar dhe ka përfunduar në spital.

Postimi i Katias

Motra e yllit të Juventusit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shpjegon gjithçka për fansat e saj.

“Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave.

Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, shkruan njeriu i zemrës së CR7.