Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë ka bërë shumë personazhe të njohur të reagojnë publikisht. Mes tyre, ishte edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila gjithashtu ka zbuluar se edhe ajo ka qenë e ngacmuar seksualisht.

“Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona.

Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, ka shkruar këngëtarja në Twitter. Theksojmë që pak më parë ka rënë në prangat e policisë personi i pestë i grupit që përdhunuan në një park të miturën 11-vjeçare.

Ditën e djeshme u arrestuan katër anëtarët e tjerë të grupit, mes tyre 3 fëmijë. Ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë ka shkaktuar neveri te opinioni publik, teksa janë paralajmëruar protesta.