Shqipëria do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën e parë të ditës. Por në orët në vijim, pritet që vranësirat të shtohen, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të sjellë mundësi për reshje në pothuajse të gjithë territorin.

Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojn të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë

Kosova – Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë paradites, POR herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme këto përgjatë zonave Perëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut – Territori i Maqedonisë së Veriut  do të jetë në pjesën e parë të ditës me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet pritet të jenë më të dukshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të fuqizohen duke sjell reshje shiu në në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por parashikohet të ketë dhe rrebeshe shiu herë pas here.