Bjordi Mezini ishte banori i radhës, i cili u eliminua gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother Vip, duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai ishte më pak i votuari i publikut mes tij dhe tre banorëve të tjerë, Armaldos, Efit e Teas, të cilët gjithashtu ishin në nominim gjatë këtyre ditëve.

Bjordi ka qenë një nga banorët më të qetë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa nuk ka krijuar asnjë debat brenda shtëpisë, ndërsa largimi i tij ka mërzitur e përlotur një pjesë të mirë të konkurrentëve gjatë spektaklit të sotëm.

Sakaq, regjisori i njohur ka ende një mundësi për t’u rikthyer në shtëpi, përmes biletës së fatit, ku Bjordi do të shohë nëse bileta e tij është vetëm vajtje apo vajtje-ardhje, teksa kjo e fundit nënkupton rikthim në garë.