Seria e radhës e programit “Kepi i Tundimeve”, që transmetohet në Top Channel ka sjellë shumë të papritura dhe emocione të forta.

Efi, një nga konkurentet e këtij programi, e cila pak muaj më parë ishte edhe pjesë e “Përputhen” ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, që nuk e kishte bërë më parë publike.

Në lojën e luajtur me shishe nga konkurentët, ata duhet të gjenin se kujt i përkiste sekreti i futur në shishe.

Në letrën që mbante këtë sekret shkruhej “Kam dashur të vras veten”, duke tronditur të gjithë konkurentët, e të cilët u habitën më shumë kur morën vesh se ishte pikërisht Efi ajo e cila kishte tentuar vetëvrasjen.

Ajo zbuloi se ka dashur të bëjë një gjë të tillë kur ka qenë më e vogël për shkak të dashurisë që ka pasur për ish-të dashurin e saj me të cilin kishte katër vite lidhje. “Kam pasur një lidhje katër vjeçare. Kam qenë e vogël dhe u dashurova shumë me ate njeri”.

Efi ka treguar se ish-partneri i ka lënë shumë pasoja që i ka pasur deri vonë. “Më la shumë pasoja që i kam pasur deri tani vonë. Ka qenë një njeri që më ka bërë mos ta dua veten. Nuk doja të shihja veten në pasqyrë, sepse më thoshte që ti nuk vlen, ti nuk bën. Nuk je e zgjuar, nuk ke vlera. Ka një moment në jetë që njeriu nuk do të jetë i fortë. Dhe nga kjo gjë e kam dëmtuar veten time sepse arrita deri në një pikë që e besoja se nuk vlej si njeri sepse ndodhte shpesh dhe isha e dashuruar me të. Nuk kuptoja, sado që njerëzit më flisnin. Kjo gjë zgjati shumë kohë fatkeqësisht dhe ndoshta më ka ngelur dhe diçka akoma sepse janë disa situata që më ka bërë si paranojake. Dhe sot e dua shumë veten time”– ka treguar Efi duke bërë që të gjithë konkurentët të lotojnë për këtë histori tronditëse, por me fund të lumtur për Efin.