Si lider i shtëpisë, Qetsori ka propozuar që banorë që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.

Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efit me Kiarën dhe Luizin.

Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.

Nita pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit.

Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk nuk ka më punë me të.

Por Efi u shpreh se Kiara  ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.