Egli Tako festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 25-të. Të shumta kanë qenë urimet në drejtim të saj, ndërsa përmes postimeve në Instagram-in e saj, ajo i ka shpërndarë të gjitha mesazhet që kanë shkuar për të.

Ajo që ra në sy ishte sigurisht urimi i Olsi Bylykut, partnerit të saj. Aktori i njohur nuk ishte nga të parët që e uroi Eglin publikisht dhe sigurisht që ai e kishte një arsye për këtë.

‘Gëzuar ditëlindjen shpirt! Po të uroj ditëlindjen i fundit pasi çdo ditë ti meriton të jesh e lumtur. Të dua!’ – shkruan aktori në urimin e tij, ndërsa ka publikuar edhe një foto të çiftit.

Olsi dhe Egli kanë një lidhje disa vjeçare së bashku.