Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më të njohura në botën rozë shqiptare. Edhe pse kanë disa vite së bashku, vetëm së fundmi ata kanë filluar të bëjnë edhe daljet e tyre publike në media dhe të zbulojnë më tepër rreth lidhjes së tyre.

Çifti është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, teksa ndajnë herë pas here foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme.

Mirëpo së fundmi, aktori i njohur ka qenë i angazhuar me xhirimet e një filmi në Shqipëri. Në një nga skenat e filmit, ai shfaqet me plagë në fytyrë, teksa e ka shfrytëzuar këtë moment për të shkrepur një foto.

Në një postim në rrjete sociale, Olsi ka publikuar pikërisht këtë foto befasuese për ndjekësit e tij, por që kuptohet që nuk është e vërtetë. Ndërsa përshkrimi që ai ka lënë anash fotos ka shkaktuar të qeshura te fansat e tij që i kanë komentuar.

‘Mbas 1 diskutimi normal me të dashurën se ‘pse i ke bo like asaj’ – shkruan Olsi, duke na e sjellë Eglin si ‘një xheloze të sëmurë’ pas tij.