Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë një nga çiftet e rinj më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse në moshë të re, Olsi dhe Egli janë në një marrëdhënie me njër-tjetrin prej disa vitesh.

Duke qenë të dy personazhë të njohur për publikun, ata përpiqen të jenë edhe shumë aktivë në rrjete sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre e përditshme si çift, por jo vetëm.

Së fundmi, ka qenë Egli ajo e cila ka ndarë një moment me Klea Hutën, me të cilën dihet që ka një shoqëri mjaft të mirë.

Në një video të publikuar teksa drekon me Klean, ajo ka marrë një mesazh të papritur nga Olsi, që ndoshta në fillim e ka ‘shtangur’, por me siguri e ka bërë të qeshë.

“Ju adhuroj si çift! Gjithmonë më jepni pozitivitet kur ju shoh, me Olsin vërtet që ngjani shumë toksik’’ – është replika e aktorit të humorit, që sigurisht, gjënë më të mirë që di të bëjë në jetë është të bëjë njerëzit të qeshë.

Ka qenë Egli ajo e cila e ka shpërndarë mesazhin e Olsit në rrjete, duke e shoqëruar me disa emoji ‘qeshjeje’.