Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë një nga çiftet më simpatikë në showbiz-in shqiptar.

Dyshja e njohur krijuan një marrëdhënie brenda shtëpisë së Big Brother, teksa pak javë më parë konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ku herë pas here ndajnë momente nga jeta e tyre e përditshme, e kryesisht Einxhel me pozat e saj me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka zbuluar se data 3 shtator përkon me 8 mujorin e lidhjes me Dj Dagz, teksa përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shfaqet mbi një njëbrirësh, dhuratë e partnerit të saj.

Einxhel duket tepër e lumtur, teksa në postimin e saj nuk ka munguar as komenti i Dj Dagz, i cili nuk nguron t’ia shprehë hapur dashurinë që ka për të.

“Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur” – shkruan Dj Dagz në videon e Einxhel.