Einxhel Shkira na ka përlotur të gjithëve këtë të mërkurë, pas një urimi shumë emocional që ka publikuar në rrjete sociale. E ëma e saj, që ajo do aq shumë feston sot ditëlindjen dhe moderatorja i ka bërë një dedikim tejet të ndjerë, duke përzgjedhur disa fjalë shumë të ëmbla.

Fillimisht, Einxhel ka publikuar disa foto të së ëmës, e me moderatoren që ka një ngjashmëri vërtetë të madhe me të. Më tej, ajo tregon se dëshira e mamasë së saj ka qenë që Einxhel të bëhej pjesë e Big Brother, ndërsa shkruan se mami Lolën e saj tashmë e duan të gjithë.

Einxhel zbulon se e ëma ka pasur ëndërr që ajo të festojë një ditëlindje me një nip në krahë, teksa tashmë kjo dëshirë po i plotësohet të dyjave. Moderatorja i uron jetë të gjatë me nipër e mbesa dhe dëshiron që djali i saj të trashëgojë bukurinë dhe mirësinë e shpirtit të saj.

Më poshtë edhe letra e plotë e shkruar nga Einxhel për të ëmën, të cilën moderatorja e ka publikuar në Instagram:

“Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në BBVA, pa e ditur se ai ‘qiri’ do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë… Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se s’të kanë takuar kurrë!! Të duan aq shumë sa une emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin ‘Si është mami Lola? E kushdo që më takon nuk harron kurrë të pyes për ty… Të gjithe duan të dinë si je ti, a ke qenë më mirë, a je rënduar nga fjalët dhe situatat, a je lumturuar nga lajmet..?? E për të gjithë ata që s’më kanë takuar dot, por më shkruajnë shpesh për ty dua t’ju them që edhe pse sot është hera fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti,do e festojë si gjyshe me nipin e saj ne krahë. Kjo ka qenë dhe ëndrra saj e madhe, jo vetëm e imja. Ky ka qenë meraku i saj dha ja tani që po i plotësohet, ka harruar çdo shqetësim dhe ndjehet më mirë se kurrë. Lumturia paska qenë ilaçi çudiberes për të!! Urimet, lutjet dhe bekimet tuaja janë dëgjuar dhe Zoti plotësoi gjithçka ajo kishte kërkuar….Ndërsa unë Mam, uroj të të mbushet shtëpia me jetë, lumturi e bardhësi ashtu si ke zemrën. Uroj ta kesh jetën sa me të gjatë e plot shëndet për të gëzuar me nipër e mbesa (se pa një mbesë nuk të lejmë jo) Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë, por gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shume. Unë Bebi & Dagz” – shkruan Einxhel, duke na përlotur të gjithëve.