Prej disa javesh, moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka qenë në qendër të vëmendjes te mediave. Fillimisht, për shkak të marrëdhënies me DJ Dagz, edhe më pas me lajmin e shtatzënisë.

Einxhel dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër. Moderatorja nuk i ka kursyer aspak fotot me barkun e rrumbullakosur, që prej konfirmimit të shtatzanise.

Mbremjen e djeshme, Einxhel dhe Dagz kanë edhe zbuluar gjininë e bebit. Ka qenë moderatorja ajo e cila ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe me Dagz dhe tregon se ata do të bëhen prindër të një djali.

Dyshja e kanë mbajtur një festë private, ku kanë zbuluar gjininë e bebit. Fotot e shpërndara nga Einxhel janë pikërisht nga kjo festë.