Modelja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira është rikthyer sot në ekran duke u shfaqur në gjysmëfinalen e “He/She’s on Top”.

Në të njëjtin program bën pjesë edhe Beniada, me të cilën Einxhel është përfolur për prishje të miqësisë pasi dy vajzat nuk u panë më bashkë pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

Einxhel, e cila në të kaluarën ka qenë dhe moderatore, i hodhi poshtë thashethemet duke u përqafuar me Beniadën dhe kjo e fundit tha se nuk ka asgjë për çfarë të shkruhet sepse janë të lumtura.

Ndërkohë, moderatori i emisionit Edi Manushi i vuri në dukje Einxhelit dhe faktin që kishte ardhur në program e mbuluar me një tyl në pjesën e barkut duke i kujtuar lajmet që po qarkullojnë për një shtatzëni.

“Jo zemra e di si është puna? Unë këtu ca metra më tutje kam thyer krahun, thashë mos thyej dhe këmbën këtu në Top Channel”, u përgjigj Einxhel.