Einxhel Shkira është një nga vajzat më të komentuara të momentit në mediat rozë.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, e që pasi zbuloi që ishte në pritje të ëmbël, ajo ndan shumë shpesh momente nga jeta e saj e përditshme për ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet me bikini, me barkun tashmë të rrumbullakosur.

Por si rrallë herë, ajo na ka treguar edhe prapaskenat e kësaj fotoje, duke na treguar se nuk është aq bukur për të bërë fotografi, aq bukur sa del edhe vetë fotoja.

Shkira madje zbulon në postimin e saj në Instagram, edhe arsyen se pse e ka mërzitur partnerin e saj, Dj Dagz, deri në pikë që ai ka marrë vendimin ‘mos t’i bëjë më kurrë foto‘.

“Para se të shkonim për të ngrënë duhet të ndërohesha por drita ishte shumë e mirë dhe bikini shumë i lezetshëm dhe s’mund ta humbisja mundësinë për një foto. Ndërkohë Dagz po vdiste për të ngrënë ashtu edhe unë. Ama foto ka prioritet kur je në plazh.

E bëri zemrën gur dhe kur më pa ulur tek pishina gati për pozën…por kur pashë fotot e para u mërzita se nuk ishin si doja dhe ai u nevrikos sigurisht që unë nuk jam asnjëherë e kënaqur me rezulatatin. Kjo është fytyra ime kur Dagz më tha s’të bëj më kurrë foto. (Le të themi, e traumatizuar nga deklarata)”– shkruan Einxheli.