Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, u bë pjesë e “Big Brother VIP” një vit më parë.  Duket se kjo eksperiencë i ndryshoi asaj tërësisht jetën dhe këtë e ka treguar edhe vetë bukuroshja përmes një postimi në Instagram.

Einxhel ka ndarë një foto nga momenti para se të hynte në shtëpinë e famshme dhe padyshim vëmendje kanë tërhequr gërshetat e saj.

“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…

E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që gjatë aventurës së saj në “Big Brother VIP”, Shkira krijoi një lidhje dashurie me DJ Dagz.