Këngëtari Valon Shehu ishte i ftuar “Abc e Pasdites”, për të treguar më shumë për eksperiencat e tij në disa formate televizive, si Big Brother apo Dance Albania.

Të gjithëve i ka ngacmuar përgjigja e pyetjes nëse është paguar ose jo gjatë qëndrimit në shtëpi. Valoni është shprehur: “Ka qenë e pavërtetë.

Se të gjithë thoshin jeni paguar 1500 euro java, kështu shkruanin portalet, por e kanë bërë sa për klikime. Nuk është paguar kurrkush aty, mua dhe shokët e mi më thoshin ‘hajd hajd se ke marrë lekë’.”

Por a do duhej të ishte paguar? “Nëse do kishte qenë Big Brother Normal jo VIP, hajde se po futesh me u afirmu, neve na njeh publiku dhe meqenëse tërheqim audiencë, secili ka fansat e vet duhet me pas qenë një pagesë. S’po them një shumë e madhë por një shumë simbolike”.

Larja nudo e artistit në shtëpinë më të famshme ishte një tjetër detaj që u diskutua shumë, por Valoni ka këtë përgjigje:  “Aty nuk dukej që ti po lahesh nudo. Do dukej vetëm në qoftë se ata kalojnë dhe do zgjateshin. Kështu që kush kalon e t’u u zgjat e me më pa e po lahem apo jo nudo. Jam larë siç lahem në shpi time”. u shpreh Valoni.