Çaji është një nga pijet më të mira të stinës, që veç mbrojtjes nga gripi mund të ndihmojë edhe të humbim yndyrën e barkut, të përmirësojë kujtesën tonë dhe t’i japë lëkurës shkëlqim. Shumë njerëz preferojnë ta nisin ditën me kafe, por pirja e çajrave që janë të pasur me kafeinë mund të ketë efekt më të mirë.

Dhe kjo për disa arsye. Fillimisht, çaji mund të ulë rrezikun e diabetit. 1 në 10 të rritur në SHBA kanë diabet dhe sipas asaj që kanë zbuluar studiuesit, pirja e katër ose më shumë filxhanëve çaj në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Gjithashtu, pirja e çajit mund të ndihmojë edhe me probleme e lëkurës. Diabeti mund të ndikojë në lëkurën tonë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë infeksionet bakteriale dhe kruajtjen. Por, studiuesit thonë pirja e çdo lloj çaji është e mirë për trupin tonë, sidomos çaji jeshil për lëkurën. Ka veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe është vërtetuar se trajton në mënyrë efektive aknet dhe lëkurën e yndyrshme.

Pirja e çajit në baza ditore mund të jetë po shumë e dobishme për të pasur flokët që ne ëndërrojmë. Për shkak se çaji redukton rrezikun e zhvillimit të diabetit, ai mund t’ju ndihmojë të mbani flokët tuaj të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Kur diabeti dëmton enët e gjakut, trupi juaj nuk mund të transportojë siç duhet lëndët ushqyese thelbësore në folikulat e flokëve, gjë që mund të ndikojë në rritjen e flokëve.

Gjithashtu, pirja e çajit është një mënyrë shumë e lehtë dhe e shijshme për t’u kujdesur edhe për thonjtë. Që thonjtë tuaj të duken të përsosur, duhet provoni çajin e bishtit të kalit. Përveçse është një pije e shëndetshme pa kafeinë, është vërtetuar se i bën thonjtë tuaj më të fortë dhe më pak të brishtë.