Sulmet kibernetike janë rritur shumë përgjatë vitit 2022, duke sjellë edhe rritjen e rrezikut në internet. Shumë njerëz që përdorin internetin dhe rrjetet sociale, nuk e kanë prioritet ndërrimin e fjalëkalimeve të tyre.

John Shier, ekspert i sigurisë kibernetike , pasi ka bërë një studim të sjelljeve, taktikave dhe procedurave kriminale në internet ka zbuluar se hakerave u pëlqejnë kur njerëzit bëjnë këto gjashtë gabime të fjalëkalimeve.

1. Ripërdorimi i të njëjtit fjalëkalim

Më shumë se gjysma e amerikanëve e bëjnë këtë, por kjo është shumë e rrezikshme. Përdoruesit mundohen të shmangin fjalëkalimet e reja dhe kështu përdorin po të njëjtët, por me ndonjë ndryshim të vogël. Por këto janë shumë të lehta për t’u hamendësuar nga hakerat prandaj duhet të vendosni fjalëkalime unike në çdo llogari tuajën.

2. Krijoni vetëm fjalëkalime unike për llogaritë ‘me rrezik të lartë’.

Pjesa më e madhe e përdoruesve krijojnë fjalëkalime unike për llogaritë që besojnë se përmbajnë informacione të ndjeshme, ose që kanë më shumë gjasa për t’u vjedhur si bankat online apo aplikacionet e punës. Por duhet t’i mbroni të gjitha llogaritë, edhe ato që i përdorni rrallë, me fjalëkalime të veçanta.

3. Përdorni ‘password managers’.

Menaxherët e fjalëkalimeve janë teknologji thelbësore që mund të forcojnë fjalëkalimet. Një menaxher fjalëkalimi është një aplikacion në telefonin apo kompjuterin tuaj që ruan fjalëkalimet, kështu që nuk keni nevojë t’i mbani mend ato. Këta menaxherë mund t’ju ndihmojnë të krijoni fjalëkalime unike për një përdorim dhe t’i plotësoni ato automatikisht në llogaritë me të cilat janë të lidhura.

Edhe nëse klikoni aksidentalisht në një link phishing (link mashtrues që përdoret për të sulmuar llogaritë tuaja), menaxheri i fjalëkalimit mund të njohë mospërputhjen dhe të zgjedhë të mos plotësohet automatikisht.

Pra, mundohuni të zgjidhni një menaxher fjalëkalimi që i përshtatet nivelit tuaj personal dhe nevojave të teknologjisë. Disa zgjedhje të besueshme përfshijnë 1Password, Bitwarden, Dashlane dhe LastPass.

4. Krijimi i fjalëkalimeve të thjeshta që përmbajnë informacione personale.

Fjalëkalimet që ofrojnë mbrojtje të lartë janë personale për ju dhe nuk përmbajnë informacione të mbledhura lehtësisht, të tilla si emri dhe ditëlindja juaj, por mund të përmbajnë titullin e këngës suaj të preferuar. Krijoni një fjalëkalim me të paktën 12 karaktere dhe simbole.

5. Tërheqja nga sistemet e vërtetimit me shumë faktorë.

Identifikimi me shumë faktorë krijon një mbrojtje shtesë duke kërkuar verifikim përtej emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit sa herë që identifikoheni. Është një hap shtesë, por ia vlen dhe krijon një tjetër pengesë për sulmuesit që të kalojnë.

6. Të qenit apatik ndaj zakoneve të fjalëkalimit.

Është e lehtë të mendosh se sulmet kibernetike nuk do të të ndodhinm por për sa kohë që jeni përdorues i internetit, do të jeni gjithmonë një objektiv i mundshëm – dhe zakonet apatike të fjalëkalimeve e rrisin edhe më tej nivelin tuaj të rrezikut. Mos supozoni se jeni të sigurt, por rivlerësoni sigurinë e fjalëkalimeve.