Është kryer në Indiana eksekutimi me vdekje i Lisa Montomery (52 vjeçe). Ekzekutimi është bërë përmes një injeksioni në trupin e të dënuarës. Ajo bëhet femra e parë që ekzekutohet me vdekje pas 70 vitesh në Amerikë.

Procesi i ekzekutimi ishte pezulluar përkohësisht ditën e martë, për të bërë të mundur një kontroll psiqik të gruas, duke sjellë shpresë në një anullim të këtij vendimi. Por brenda pak orësh gjithçka ka marrë fund.

Në dhjetor të vitit 2004, Montgomery vrau 23-vjeçaren Bobbie Jo Stinnett, e cila ishte shtatzënë, duke ia hequr fëmijën nga barku dhe u përpoq të “hidhte hi në sy”, duke thënë se fëmija ishte i saji.

Avokatët mbrojtës së saj thanë se ky krim erdhi si pasojë e abuzimeve të shumta seksuale që ajo kishte patur në fëmijëri, duke i shkaktuar dëme në tru. Gjithsesi, prokuroria nuk u ndal në kërkesën e saj, në dënimin me vdekje, për të vënë drejtësi.

Jeta dhe krimi që kreu Lisa Montgomery asokohe tronditi Amerikën, teksa kishte kaluar një jetë mbushur me probleme dhe abuzime nga njerku i saj. Ndërsa nëna e saj e kishte kërcënuar disa herë me pistoletë.