Edhe pse spektakli i kërcimit në Top Channel, “Dancing With The Stars” po shkon drejt fundit, debatet nuk janë ndalur as në puntatën e mbrëmshme. Shumë nga konkurrentët e mbetur në këtë garë kërcimi mendojnë që juria e programit po favorizon këngëtaren Elhaida Dani dhe këtë gjë e ka pohuar vetë artistja.

Ajo ka treguar se kolegët e tjerë nuk i flasin më në korridore si më parë dhe nuk i ka marrëdhëniet siç i kanë pasur në fillim, ndërsa ka shtuar se në këtë spektakël nuk ka ardhur të kërkojë llogari por për të mësuar dhe për të qenë më afër publikut shqiptar.

“Për shkak të pikëve të larta kolegët nuk më flasin më në korridore si më parë. Nuk ka marrëdhënie me asnjë nga konkurrentët siç mund të ishin”- është shprehur artistja shqiptare Elhaida Dani në puntatën e mbrëmshme të “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Kujtojmë që pak ditë më parë, një nga konkurrentet e këtij edicioni, Sara Hoxha është shprehur se mendon që kryetari i jurisë, Kledi Kadiu mban me hatër Elhaidën. “Unë ndonjëherë mendoj që Kledi mban me hatër Elhaidën”- ka thënë Sara Hoxha.