Ato janë dy këngëtare tepër të njohura e shumë të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse prej disa kohësh, Elhaida Dani dhe Julka Gramo nuk kanë qenë shumë aktive në muzikë, dyshja do të rikthehen në televizion me një mision mjaft të veçantë…kërcimin!

Elhaida dhe Julka duket se kanë pranuar ftesën e produksionit të Dancing With The Stars për t’u rikthyer në ekranin shqiptar dhe për të shfaqur talentin e tyre tashmë në kërcim.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e spektaklit të kërcimit ajo që ka zyrtarizuar dy konkurentet më të reja që i bashkohen kastit të yjeve që do të kërcejnë duke nisur nga tetori në këtë emision.

Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e #DWTS! – shkruhet në postimin e faqes së DWTS teksa prezantohet Elhaida Dani.

“Kurrë mos thuaj jo”. Nga muzika, radio dhe TV, Julka, gati për të vallëzuar në skenën e #DWTS” – shkruhet për Julka Gramon, zërin e dashur radiofonik dhe këngëtaren shqiptare.