Elhaida Dani është këto ditë në Tiranë dhe ka vendosur të postojë një foto në rrjetet e saj sociale, ku ekspozon trupin dhe kjo gjë nuk iu ka pëlqyer shumë ndjekësve të saj.

Disa komentues thonë që është shumë e zhveshur, disa të tjerë i qajnë hallin e peshës dhe i thonë je dobësuar shumë, po ashtu lexon komente të tjera dhe reagime nga më të ndryshmet.

Dhe në fakt këto komente kanë nxitur një reagim edhe nga ana e vetë këngëtares, e cila shkruan se është e habitur nga gjtihë gjykimet që ka marrë.

“E para: unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime….

E dyta: unë njeri jam, do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë…Të dielë të mbarë”, shkruan Elhaida.

Kujtojmë se shkodrania do jetë pjesë e “Dancing With The Stars”, që do fillojë së shpejti në ekranin e Top Channel, mendohet nga java e parë e tetorit.