Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”, me dy vëllezërit binjakë, Romeo e Donald Veshaj. Artistja zbuloi se çfarë do të bënte nëse do të fitonte spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”, ku ajo është konkurrente.

Elhaida tregoi se do t’i investonte 50 mijë eurot në një projekt në ndihmë të artistëve të rinj, të cilin e ka në mendje. “Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin.

Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate.

Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme”- tha Elhaida Dani në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel nga vëllezërit Veshaj.