Spektakli i kërcimit “Dance With Me” që transmetohet çdo të hënë në Tv Klan ka nisur me eleminimet e konkurentëve.

Meqënëse javën e kaluar nuk pati asnjë eliminim, duke qenë se ishte edhe nata e parë e spektaklit, mbrëmjen e djeshme nisi edhe faza e eliminimeve.

Pasi performuan të gjithë çiftet pjesëmarrëse në këtë spektakël, tre prej tyre u vlerësuan më pak nga juria e përbërë nga Ilir Shaqiri, Klaudia Pepa dhe Ermal Mamaqi.

Arbnora Ademaj, Igli Zarka dhe Valon Shehu u përballën me njëri-tjetrin me të njëjtin kërcim brenda të njëjtave sekonda.

Ishte Ilir Shaqiri ai i cili teksa komentoi pak kërcimin e të treve deklaroi se gara mbaroi për aktoren shqiptare, Arbnora Ademaj.

Pas eliminimit ajo tha: “Ç’të bësh? Të paktën ishte kënaqësi, faleminderit.”