Aktorja e njohur e humorit shqiptar, Eliona Pitarka, po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj, teksa ka ndarë herë pas here foto e evideo edhe për ndjekësit e saj.

Së fundmi, Eliona ka postuar një fotografi me bikini ne rrjetin social Instagram, ku mes komplimentave, ka edhe “kritika”. Njëra prej tyre i thotë se një mama nuk del ashtu në fotografi.

Aktorja padyshim i është përgjigjur duke i vënë në dukje se është një supermama, e arrirë  në karrierë dhe se e do veten shumë.

“Hahahahaha perse jo? Une jam nje super mama, jam nje femer ne karriere , jam nje femer qe e dua veten, une mund ti bej te gjitha!
Nese nuk ndihem une e plotesuar dhe e lumtur me veten time, si mund te jem nje mama e qete dhe e mire ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e te mendoni qe gjjthcka duhet te beni eshte te mbylleni ne shtepi e te rrisni femijet”, ka shkruar aktorja.