Eliona Pitarka largohet nga Klanifornia, aktorja zbulon ekranin ku do ta shohim së shpejti

Eliona Pitarka është një nga aktoret e reja të estradës shqiptare, e cila deri para pak muajsh ishte pjesë e programit të humorit “Klanifornia”.

Përpara disa ditësh, aktorja e njohur, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj zbuloi se nuk do të jetë pjesë e programit duke nisur nga ky edicion, ndërsa nuk tregoi asgjë më tepër lidhur me të ardhmen e saj.

Sakaq, pas aludimeve të shumta se ku do ta shohim Elionën këtë sezon, vetë aktorja ka vendosur të zbulojë diçka nga e ardhmja e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Eliona Pitarka ka treguar se do ta shohim në një tjetër ekran shqiptar.

Ajo ka publikuar një foto nga zyrat e televizionit MCN në Instagram, teksa nga përshkrimi krahas fotos, të jep idenë e një emisioni që ajo do të moderojë vetë.

“Kush e gjen se çfarë do bëj në MVNTV.al,  është i/e ftuar”- shkruan Eliona krahas fotos në Instagram, duke na shtuar më tepër kuriozitetin.