Elita Rudi dhe Gjiko janë një nga çiftet tejet simpatikë në showbiz-in shqiptar.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, teksa së fundmi, në rrjet po qarkullon një tjetër video, ku protagonistë janë pikërisht Elita dhe Gjiko.

Elita, e cila luan rolin e gazetares, teksa merr në pyetje partnerin e saj, i kërkon atij një lajm ekskluziv.

Gjiko, i cili nuk mendon gjatë vendos t’i përgjigjet: Elita është shtatzënë për herë të tretë!

E pasi është përgjigjur, ai u largua shpejt nga Elita e kamera, teksa moderatorja për pak sekonda mbetet pa fjalë e më pas nxiton të mohojë lajmin.

‘“Nuk është e vërtetë vallahi. Kurrë më në formë nuk kam qenë”- tha Elita pas deklaratës së papritur nga Gjiko.